charli xcx shfaq linjat trupore dhe energji te jashtezakonshme ne sziget 6894edfd1f062

Charli XCX shfaq linjat trupore dhe energji të jashtëzakonshme në Sziget

August 7, 2025
1 minut lexim

Charli XCX shkëlqeu në Festivalin Sziget në Budapest të mërkurën, duke treguar linjat e saj trupore, pas martesës së saj me George Daniel.

Këngëtarja 33-vjeçare performoi në ditën e parë të këtij festivali gjashtëditor, duke e tërhequr vëmendjen me një veshje të guximshme: një crop-top të verdhë të ndezur dhe të brendshme të njëjta në ngjyrë, që zbuluan barkun e saj. Për ta kompletuar pamjen, Charli vuri një palë çizme lëkure të larta deri në gju, shkruan Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Gjatë performancës, ajo interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë “365”, “Party 4 U” dhe “Apple”, përpara se ta mbyllte shfaqjen me një version të saj të këngës ikonike të Icona Pop, “I Love It”.

Image

Charli XCX

Këngëtarja e njohur është pjesë e një line-up-i të madh që përfshin emra të njohur si Post Malone, Chappell Roan dhe Shawn Mendes, të cilët do të performojnë gjithashtu gjatë festivalit.

Shfaqja e Charli XCX vjen pas dasmës së saj me George Daniel, bateristin e grupit The 1975. Ata u martuan më 19 korrik në Hackney Town Hall, duke shënuar një moment të veçantë në jetën e saj.

Image

Charli XCX

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mendimi per motin temperaturat ne rritje diteve te ardhshme 32c deri 35c te premten 6894ecd06a0be
Lajmi i mëparshëm

Mendimi për motin: Temperaturat në rritje ditëve të ardhshme, 32C deri 35C të premtën

nga 8 deri me 13 gusht ministria e shendetesise apelon per kujdes ndaj te
Lajmi i radhës

Nga 8 deri më 13 gusht: Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes ndaj të nxehtit

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë