neymari shenon het trik dhe e nxjerr santosin prej zones se rrezikut 693172d79fc7e

Neymari shënon het-trik dhe e nxjerr Santosin prej zonës së rrezikut

December 4, 2025
1 minut lexim

Neymar i dha një fitore jetike Santos-it në luftën për mbijetesë në Brasileirão, duke shënuar një “het-trick” në fitoren 3:0 ndaj Juventude-s të mërkurën.

Pavarësisht se luante me dëmtim në gju, ylli brazilian realizoi tre gola brenda 17 minutash në pjesën e dytë, duke siguruar një triumf të rëndësishëm për ekipin e tij. Sipas ESPN Brasil, 33-vjeçari pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje artroskopike pas përfundimit të sezonit, për të trajtuar një problem në meniskun e gjurit të majtë.

Neymar ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit të Santos-it duke ndjekur trajtim konservativ për të menaxhuar dhimbjet, sipas burimeve.

“Hat-trick”-u i së mërkurës ishte i pari për të që nga prilli i vitit 2022, kur kishte shënuar tre gola për Paris Saint-Germain kundër Clermont. Ai zhbllokoi sfidën në minutën e 56 pas një kundërsulmi të shpejtë, dyfishoi pas një krosimi nga Igor Vinícius dhe kompletoi tripletën nga pika e penalltisë, pak para se të zëvendësohej në minutën e 83.

Fitorja e çon Santos-in dy pikë larg zonës së rënies, me vetëm një ndeshje të mbetur. Në fundjavë, skuadra do të përballet me Cruzeiro-n në Vila Belmiro, ku një fitore do të vuloste qëndrimin në elitën e futbollit brazilian.

Juventude, tashmë e rënë matematikisht, regjistroi humbjen e katërt radhazi.

Megjithëse ka vuajtur shumë dëmtime sezonet e fundit, Neymar shpreson ende të jetë pjesë e Brazilit në Botërorin e verës së ardhshme. Trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar se sulmuesi ka shanse reale të grumbullohet, nëse rikuperohet plotësisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjekmarkaj sot te pandehur belinda balluku dhe e gjithe mazhoranca e verteta e zgjedhjeve po del nga tuneli i llogarase 69317275e5b8e
Lajmi i mëparshëm

Gjekmarkaj: Sot, të pandehur Belinda Balluku dhe e gjithë mazhoranca! E vërteta e zgjedhjeve po del nga tuneli i Llogarasë

hashim thacit i vazhdohet paraburgimi nga specialja 693172ecabbae
Lajmi i radhës

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë