nexperia ndalon furnizimet e cipave per kinen kercenon prodhimin global te makinave 6904d8f263d06

​Nexperia ndalon furnizimet e çipave për Kinën, kërcënon prodhimin global të makinave

October 31, 2025
1 minut lexim

Nexperia, prodhuesi evropian i çipeve për automobil, ka pezulluar furnizimet për fabrikën e tij në Kinë, duke rritur tensionet tregtare që mund të ndalojnë prodhimin e makinave në mbarë botën.

Në shtator, Holanda mori kontrollin mbi Nexperia-n për shkak të shqetësimeve se pronari kinez Wingtech mund të transferonte pronësinë intelektuale, ndërsa Kina ndaloi eksportet nga fabrikat e saj, duke kërcënuar linjat e prodhimit në BE, raporton KosovaPress.

Drejtori ekzekutiv i përkohshëm, Stefan Tilger, tha se pezullimi i dërgesave në fabrikën e Dongguan ishte për shkak të mosrespektimit të kushteve kontraktuale. Kompania shpreson të rifillojë dërgesat dhe do të vazhdojë furnizimin nga fabrika në Malajzi.

Mungesa e komponentëve kërcënon prodhimin e makinerive, megjithëse çipet e Nexperia-s janë më të thjeshta dhe përdoren në pjesë si jastëkët e ajrit, sediljet e rregullueshme, pasqyrat dhe mbylljet qendrore. Disa prodhues si Nissan dhe Honda paralajmërojnë për ndërprerje ose pezullim të prodhimit, ndërsa Toyota thotë se nuk ka problem të madh furnizimi për momentin, , shkruan The Guardian.

Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave paralajmëron “limitime të konsiderueshme” nëse situata nuk zgjidhet. BE-ja do të diskutojë krizën me drejtuesit e Nexperia-s, ndërsa aktivitetet në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu mund të preken.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetevritet 39 vjecari ne pogradec u gjet i varur nga familjaret 6904d8c3e2988
Lajmi i mëparshëm

Vetëvritet 39-vjeçari në Pogradec, u gjet i varur nga familjarët

zelensky ukraina ne kontakt me be ne per paketen e 20 te te sanksioneve kunder rusise 6904d9355d7f7
Lajmi i radhës

Zelensky: Ukraina në kontakt me BE-në për paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë