bejta

Nevzat Bejta: Rikthehem në komunë, jo për politikë por për punë

December 15, 2025
1 minut lexim

Nevzat Bejta ka konfirmuar rikthimin e tij në garën për drejtimin e Komunës së Gostivarit, duke theksuar se motivi kryesor nuk është politika, por puna dhe realizimi i projekteve konkrete në interes të qytetarëve.

Në një intervistë për televizionin Alsat, Bejta deklaroi se vendimi për t’u rikthyer vjen si rezultat i përvojës dhe punëve të realizuara gjatë dy mandateve të tij si kryetar komune. Ai përmendi ndërtimin e urës lidhëse mbi lumin Vardar, rrugën Simnicë–Novosellë, hapjen e rrugës “18 Nëntori” që, sipas tij, ka liruar komunikacionin në qytet, si dhe rrugën lidhëse Vrapçisht–Çegran.

“Janë projekte konkrete, të prekshme për qytetarët. Pas fitores më 11 janar, na presin edhe shumë punë të tjera madhore”, theksoi Bejta.

Ai vlerësoi se gara për Gostivarin zhvillohet mes tij dhe kryetarit aktual Arben Taravari, duke e akuzuar këtë të fundit për, siç tha, mungesë pune dhe keqmenaxhim financiar të komunës. Sipas Bejtës, gjatë mandatit aktual janë shpenzuar mbi 30 milionë euro pa realizuar projekte konkrete, ndërsa komuna është futur edhe më thellë në borxhe.

Bejta paralajmëroi se me rikthimin e tij në krye të komunës, revizioni financiar do të jetë i pashmangshëm, me qëllim vendosjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë.

“Po rikthehem në komunë jo për politikë, por për të punuar me ndershmëri dhe dinjitet. Synimi im është t’ia rikthejmë Gostivarit shkëlqimin në arsim, kulturë, sport dhe investime madhore”, deklaroi ai.

Në fund, Bejta u bëri thirrje qytetarëve që më 11 janar të mbështesin, sipas tij, rikthimin e krenarisë dhe zhvillimit të qytetit, duke theksuar se këtë rrugë do ta bëjnë së bashku me qytetarët e Gostivarit.

https://www.facebook.com/share/p/1GA47JsqJM/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te mbash mend kritiken eshte me e lehte sesa te mbash mend nje kompliment ja pse 69405108554cb
Lajmi i mëparshëm

Të mbash mend kritikën është më e lehtë sesa të mbash mend një kompliment, ja pse!

i vuri flaken vetes brenda mjetit ne qafen e llogarase identifikohet viktima 32 vjecari ish punonjes policie 694063772da7f
Lajmi i radhës

I vuri flakën vetes brenda mjetit në “Qafën e Llogarasë”, identifikohet viktima! 32-vjeçari ish-punonjës policie

Të fundit nga

ShkoLartë