neser vazhdon gjykimi ne rastin e liridona ademajt pritet te deshmoje vellai i saj 687443d00d145

Nesër vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt, pritet të dëshmojë vëllai i saj

July 14, 2025
1 minut lexim

Nëser nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet që nesër të dëshmojë vëllai i Liridonës, Leonardi.

Dy ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.

Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.

Sipas raportit, në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trumpi i ndan medaljet dhe ia jep trofeun e arit chelseat 687443ccac7f4
Lajmi i mëparshëm

Trumpi i ndan medaljet dhe ia jep trofeun e arit Chelseat

ndihmesi i netanyahut perballet me aktakuze per rrjedhje informacioni ne gaza 687444bcbb6b1
Lajmi i radhës

Ndihmësi i Netanyahut përballet me aktakuzë për rrjedhje informacioni në Gaza

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë