neser mbyllet per qarkullim gjysma e tunelit ne lagjen dardania 6903e2ef4c5dd

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

October 31, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka  bërë të ditur se më 31.10.2025 gjysma e tunelit në lagjen “Dardania” do të mbyllet përkohësisht pasi do të zhvillohen aktivitete kulturore të organizuara nga “Kultura House”.

Sipas njoftimit, mbyllja e përkohshme e tunelit do të bëhet nga segmenti që shpie drejt Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike. 

 “Gjysma tjetër e rrugës do të mbetet e hapur për qarkullim. Aktivitetet do të nisin në ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike, duke krijuar një atmosferë festive në Dardani”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës, ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjenerali gjermanpo i dergojme rusise nje sinjal te qarte mos guxoni te na sulmoni 6903e20624e2c
Lajmi i mëparshëm

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

me bej nje kenge te taylor swift universal do ta lejoje ia te imitoje artistet e saj 6903e41b9de23
Lajmi i radhës

Më bëj një këngë të Taylor Swift: Universal do ta lejojë IA të imitojë artistët e saj

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë