neser mbahet seanca gjyqesore per rastin banjska 6879356c218bc

Nesër mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

July 17, 2025
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”.

Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ata janë në kërkim të INTERPOLIT e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Milan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne poloni duan qe shehu te zgjase kontraten 68793568d87e5
Lajmi i mëparshëm

Në Poloni duan që Shehu të zgjasë kontratën

mesuesi gditet me thke ne shkollen fillore u perpoq te ndalonte konfliktin 68793659aefdd
Lajmi i radhës

Mësuesi g*ditet me th*kë në shkollën fillore, u përpoq të ndalonte konfliktin

Të fundit nga

ShkoLartë