Nëse një kompani mund ti mbijetojë adoptimit të inteligjencës artificiale, kjo e fundit do ta ndihmojë të lulëzojë në të ardhmen thoshte një studim i prezantuar në konferencën e Bankës Qendrore Europiane.
Autorët e saj, të cilët përdorën të dhëna nga censusi Amerikan, mbulon periudhën 2017-2021 dhe gjeti se adoptuesit e hershëm të AI në sektorin e prodhimit panë produktivitetin e tyre të binte ndërsa njerëzit u zëvendësuan nga robotët.
Gjetjet e tyre bien në kundërshti me narrativen se AI e bën punën më produktive dhe forcon rolet e punës në vend që ti automatizojë ato. “Në një periudhë afatshkurtër, do të shohim vështirësi,” tha një prej autorëve të studimit Kristina McElheran.
Ajo shpjegoi rënien e produktivitetit si një efekt anësor i interferimit të AI me praktikat ekzistuese të prodhuesve siç është mbajtja e inventarëve.
Me kalimin e kohës këto firma filluan të tejkalonin pritshmëritë e tyre në shitje, produktivitet dhe punësim. McElheran dhe kolegët punuan në një kampion prej 30,000 firmash, ndër të cilat adoptimi i AI u rrit nga 7.5% në 9.1% gjatë periudhës së studimit.
Duke prezantuar konferencën më herët, presidentja e BQE-së Christine Lagarde kishte thënë se midis 23% dhe 29% e punëtorëve në Evropë ishin shumë të ekspozuar ndaj AI, por kjo nuk duhet të paralajmërojë një “apokalips pune” sepse role të reja ka të ngjarë të krijohen ndërsa të vjetrat shkatërrohen. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL