nenshkruhen dy memorandume bashkepunimi me institutin per trashegimi kulturore islame 69f6356c25af3

Nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi me Institutin për Trashëgimi Kulturore Islame

May 2, 2026
1 minut lexim

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës ka nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi me Institutin për Trashëgimi Kulturore Islame, në cilësinë e palës së autorizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Memorandumet u nënshkruan nga ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe kryeimami i Institutit për Trashëgimi Kulturore Islame, Vedat Sahiti, në prani të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava.

Përmes memorandumit të parë, palët kanë dakorduar bashkëpunimin në hartimin dhe zbatimin e projektit për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë.

Keshtu duke përcaktuar parimet dhe përgjegjësitë institucionale në këtë proces.

Ndërsa, memorandumi i dytë synon vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të paluajtshme, të luajtshme dhe shpirtërore të besimit islam në Republikën e Kosovës.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ekspertet nevojitet nje sistem i ri i shperndarjes se subvencioneve ne bujqesi 69f6228f15e59
Lajmi i mëparshëm

Ekspertët: Nevojitet një sistem i ri i shpërndarjes së subvencioneve në bujqësi

tirane gjendet i pajete nje taksist ne zonen e oxhakut dyshohet se 40 vjecari nderroi jete nga 69f635d4c3fbd
Lajmi i radhës

Tiranë/ Gjendet i pajetë një taksist në zonën e Oxhakut, dyshohet se 40-vjeçari ndërroi jetë nga…

Të fundit nga

ShkoLartë