nenkryetari i bashkise tirane sulaj javen tjeter kontrolle ne pikat ku derdhen inerte ne menyre te paligjshme 69ac0c11b5e1a

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle në pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme

March 7, 2026
1 minut lexim

Në një takim të zhvilluar me administratorët e zonave rurale të Tiranës dhe drejtues të Policisë Bashkiake, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, u la porosi të shtojnë monitorimin në të gjithë lumenjtë dhe pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme. Ai u vendosi përpara administratorëve edhe një listë me emra biznesesh dhe vende ku këto inerte derdhen në mënyrë të paligjshme. Pikërisht në këto pika, javën e ardhshme do të ushtrohen kontrolle në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

Nga ana tjetër, nënkryetari Sulaj u bëri thirrje të gjitha bizneseve në kryeqytet që të respektojnë rregullat e bashkëjetesës dhe të tregohen të kujdesshëm në vendosjen e tavolinave, për të mos zënë hapësirat e qytetarëve.

Sipas tij, me ngritjen e temperaturave është vënë re një tendencë nga bizneset për shtimin e karrigeve dhe tavolinave në trotuare, çka ka sjellë edhe pengesë për kalimin e qytetarëve. Por, Sulaj beri thirrje se monitorimet nga ana e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapesirës publike vazhdon dhe se nuk do të tolerohen.

Thirrjen e kam për të gjitha bizneset të cilat, me rritjen e temperaturave mendojnë se nuk i kemi në monitorim, dhe si rrjedhojë shtojnë tavolinat dhe karriget, duke zënë trotuaret. Ne i kemi të gjitha në monitorim dhe nuk do të lejojmë asnjë biznes, i cili do të abuzojë me hapësirën publike. Qytetarët kanë hapësirën e tyre, biznesi po ashtu, këto janë rregullat e bashkëjetesës. Me ardhjen e pranverës ka një tendencë, jo nga të gjithë, por nga disa biznese në zona të caktuara, të cilat i shtojnë tavolinat dhe i detyrojnë qytetarët të dalin në korsitë e biçikletave për t’u kthyer prapë në trotuar”, tha Sulaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aeroporti i dubait rifillon pjeserisht operacionet autoritetet thirrje qytetareve kontaktoni me linjen ajrore dhe konfirmoni fluturimet 69ac0aa97708d
Lajmi i mëparshëm

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

7 marsi haxhiu mesuesit formojne brezat qe do ta zhvillojne republiken 69ac0c8959058
Lajmi i radhës

7 Marsi, Haxhiu: Mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën

Të fundit nga

Nusja e Gostivarit e sulmon vjehrrën e saj

Policia e Gostivarit ka arrestuar personin me iniciale V.S. (30), pasi është denoncuar nga vjehrra e saj 73-vjeçare për sulm fizik brenda shtëpisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj nuses do të ngrihet

Fillon rikonstruksioni i aeroportit të Ohrit

Sot fillon rikonstruksioni i aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski dhe drejtorit të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. Bëhet fjalë për rikonstruksionin
ShkoLartë