nena e beatrix ramosaj fiton betejen shendetesore 6992f4f4c67d6

Nëna e Beatrix Ramosaj fiton betejën shëndetësore

February 16, 2026
1 minut lexim

Antigona Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocional dhe frymëzues, duke bërë të ditur përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e saj shëndetësor.

Ajo falënderon Zotin për forcën e dhënë në momentet më të vështira, si dhe mjekët, infermierët, familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur me lutje dhe dashuri. Postimi i saj është pritur me shumë mesazhe mbështetjeje dhe dashurie nga fansat dhe miqtë, të cilët e kanë përgëzuar për forcën dhe pozitivitetin që po përcjell.

Sot i rashë gongut me një zemër që rreh plot mirënjohje.
Kjo nuk është vetëm fundi i një trajtimi, është dëshmi e forcës, besimit dhe durimit.

Faleminderit Zotit që më mbajti në këmbë, që më dha frymë kur u ndjeva pa fuqi, dritë kur u ndjeva në errësirë dhe njerëz të mirë rreth meje kur kisha më shumë nevojë.

Me zemër mirënjohëse falënderoj çdo mjek, çdo infermiere, familjen time dhe të gjithë ju që më mbajtët me lutje dhe dashuri. Rrugëtimi im nuk ka mbaruar ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot po shënoj një fitore të madhe në këtë betejë dhe po festoj jetën.

Rrugëtimi im vazhdon ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot ndalem një moment për të ndarë këtë fitore të madhe me ju në këtë betejë dhe për të festuar jetën që vazhdon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje i vdekur dhe tre te lenduar ne nje aksident ne rrugen kumanove kriva pallanke 6992f2c20b963
Lajmi i mëparshëm

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë

city pergatite 80 milione euro per transferimin e yllit anglez 6992fb8409301
Lajmi i radhës

City përgatitë 80 milionë euro për transferimin e yllit anglez

Të fundit nga

ShkoLartë