nen shenjen e vazhdimesise ferrari i ri do te quhet sf 26 69613d36b0cca

Nën shenjën e vazhdimësisë; Ferrari i ri do të quhet SF-26

January 9, 2026
1 minut lexim

Përmes një videoklipi të shkurtër në të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale, Ferrari bëri të ditur se makina e re që do të zbresë në pistë në Botërorin e Formula 1 të këtij viti, do të quhet SF-26. është kjo një zgjedhje e bërë në shenjën e vazhdimësisë me atë të makinës me të cilën Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton bënë paraqitje nën pritshmërive në sezonin 2025.

Makina e re SF-26 do të prezantohet pas 2 javësh; në 23 janar, tre ditë përpara sesionit të parë të testeve parasezonale që do të mbahen nga 26-30 janar në pistën e Barcelonës.

Kombinimi i siglës SF(Scuderia Ferrari) me dy shifrat e fundit të vitit që bëhet prej 4 sezonesh, është një emërtim konstant  i skuderisë nga Maranello i destinuar për Botërorin e Formula 1.

Herën e parë që u bë një emërtim i tillë për makinën Ferrari ishte ai përpara 3 vitesh SF-23 kur dy pilotët zyrtarë ishin Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Përpara F1-75 e 2022(për të festuar 75 vjetorin e vetë Ferrarit), njëvendeshja e kuqe zbriti në pistë në Botërorin e 2021 ishte emërtuar SF21.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u bllokua si pasoje e reshjeve te debores rruga e dardhasit rikthehet ne qarkullim pas tre ditesh 69613cd46affe
Lajmi i mëparshëm

U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, Rruga e Dardhasit rikthehet në qarkullim pas tre ditësh

nen akuzen e shkeljes se barazise ne tendera spak con ne gjyq kryebashkiakun benet beci dhe bashkeshorten e evis berberit 69613e05449f5
Lajmi i radhës

Nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Benet Beci dhe bashkëshorten e Evis Berberit

Të fundit nga

ShkoLartë