negociatat per emrin alimehmeti kandidati vjen se shpejti jemi ne bisedime 68d98e74c76ef

Negociatat për emrin, Alimehmeti: Kandidati vjen së shpejti, jemi në bisedime

September 28, 2025
1 minut lexim

Anëtari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pjesë e grupit të ngritur për përzgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka folur në një deklaratë për procesin që po ndjek opozita për të arritur një emër konsensual përballë kandidatit të mazhorancës.

I ftuar në emisionin Review, Alimehmeti theksoi se procesi është ende në zhvillim dhe se po ecën me hapa të shpejtë, duke përfshirë jo vetëm partitë parlamentare, por edhe ato aleate dhe faktorë të tjerë opozitarë.

“Patjetër procesi është në zhvillim e sipër. Ka një radhë. Demokracia parashikon numra. Janë partitë parlamentare dhe ato aleate. E më pas duhet parë ata që kanë qëndrim opozitar përballë Edi Ramës. Në këtë aspekt negociatat janë hapur, diskutimet janë hapur.

Ju kujtua që grupi u themelua, u krijua dy ditë përpara kështu që në këtë aspekt kemi ecur goxha shpejt në këtë aspekt.

Kemi disa kontakte të ngushta me liderët e partive. Shumë shpejt do të dal kandidati dhe do duhet të jetë një konsensus i gjerë përtej Partisë Demokratike”, – tha Alimehmeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti cairi po hyn ne nje epoke te re zhvillimi 68d98d1374ba7
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi po hyn në një epokë të re zhvillimi

arsim abazi jep doreheqje nga posti i kryetrajnerit te ferizajt 68d98ed3112a5
Lajmi i radhës

Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë