negociatat me be gonzato te permbushen kriteret shqiperia ne nje moment vendimtar 6901059400f7f

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

October 28, 2025
min lexim

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.



Ai e ka cilësuar rrugëtimin e Shqipërisë në BE si një moment vendimtar, një objektiv kombëtar të përbashkët që gëzon mbështetjen e të gjithë spektrik politik.

Gonzato tha se për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare dhe përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht, duke e cilësuar këtë si një provë për vendin tonë.

“Ky takim zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit, kemi një parlament të ri në Shqipëri, dhe një qeveri të re që i ka vendosur një axhendë mjaft ambicioze drejt anëtarësimit të BE. Kjo është ambicie e të dyjave palëve, pra anëtarësimi i BE-së mbetet një objektiv kombëtar i përbashkët dhe gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik.

Për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare. Përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht. Kjo është provë kyçe e Shqipërisë. Duhet ruajtur llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësore.

Institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e brendshme dhe të marrin masa që të kenë burime të nevojshme.

Në fushën e parandalimit të korrupsionit, masat përfshijnë verifikimin e deklaratave të pasurisë. Kodi Penal duhet të ndryshohet, përfshirë dhe kriminalizimin e shpifjes. Duhet një sistem paralajmërimi për zbulimin e drogave të reja dhe një udhërrëfyes të qartë për përafrimin e Shqipërisë me politikat e BE.

Nëse Shqipëria synon të përmbushë objektivin për vitin 2027, duhet që së pari të dorëzojë rezultatet mbi piketat e përkohshme brenda këtij viti, dhe në 2026 të përqendrojë të gjitha përpjekjet në reformat e tjera për të gjitha grup-kapitujt.

Shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e qëndrueshëm të reformave, që ato të sjellin rezultate konkrete për qytetarët. Ndaj duhen investime në institucione të forta. Për të gjitha këto, Kuvendi ka rol thelbësor. Qeveria duhet ta informojë parlamentin në kohën e duhur për masat që synon të ndërmarrë për anëtarësimin. Ndërkohë, parlamenti duhet të ketë të gjitha mundësitë reale për t’i analizuar këto masa. Demokracia nuk ka të bëjë vetëm me numra, por mbi të gjitha me përfshirje.

Procesi i anëtarësimit nuk mund dhe nuk duhet të shihet thjesht si një negociatë mes qeverisë aktuale dhe Komisionit Evropian, por është një qasje gjithëpërfshirje, ku luajnë rol gjitha forcat politike. Kuvendi është hapësira e duhur ku të gjitha forcat politike debatojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përmes mjeteve demokratike, dhe kjo hapësirë duhet të garantohet dhe respektohet“, deklaroi Gonzato.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkelje e rende e armepushimit serish tensione ne rripin e gazes netanyahu urdheron sulme te menjehershme ndaj hamasit 6901028c3dac9
Lajmi i mëparshëm

“Shkelje e rëndë e armëpushimit”/ Sërish tensione në Rripin e Gazës, Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme ndaj Hamasit

shba sulmon 4 anije te te dyshuara per droge ne paqesor vriten 14 persona 690106c5a47ba
Lajmi i radhës

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

Të fundit nga

ShkoLartë