shkelje e rende e armepushimit serish tensione ne rripin e gazes netanyahu urdheron sulme te menjehershme ndaj hamasit 6901028c3dac9

“Shkelje e rëndë e armëpushimit”/ Sërish tensione në Rripin e Gazës, Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme ndaj Hamasit

October 28, 2025
1 minut lexim

Tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar sërish, pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të kryejë “sulme të menjëhershme dhe të fuqishme” kundër pozicioneve të Hamasit në qytetin e Rafahut, në jug të enklavës palestineze.

Vendimi vjen pas shkëmbimeve të zjarrit të ndodhura më herët gjatë ditës, ku militantët e Hamasit kanë qëlluar ndaj forcave të IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) me snajperë dhe raketa antitank, sipas raportimeve të gazetës Haaretz.

Qeveria izraelite e ka cilësuar incidentin si një “shkelje të rëndë të armëpushimit” nga ana e Hamasit. Për këtë arsye, Netanyahu ka thirrur një mbledhje urgjente sigurie për të analizuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm ushtarakë.

Ndërkohë, Times of Israel raportoi se Hamasi ka dorëzuar arkivolin e një pengu izraelit, i gjashtëmbëdhjeti nga 28 të kërkuar nga Tel Avivi. Megjithatë, burime zyrtare konfirmojnë se trupi i këtij pengu ishte kthyer tashmë më herët në Izrael, çka ka shkaktuar konfuzion mbi qëllimin e këtij veprimi simbolik nga ana e Hamasit.

Vetëm pak ditë më parë, dy ushtarë të IDF-së u vranë në Rafah gjatë një sulmi për të cilin ushtria fajësoi Hamasin, ndonëse grupi palestinez ka mohuar çdo përfshirje.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kamerat fiksojne aksidentin e frikshem ne brazil permbyset autobusi 46 te plagosur 690100d3ef824
Lajmi i mëparshëm

Kamerat fiksojnë aksidentin e frikshëm në Brazil! Përmbyset autobusi, 46 të plagosur

negociatat me be gonzato te permbushen kriteret shqiperia ne nje moment vendimtar 6901059400f7f
Lajmi i radhës

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

Të fundit nga

Arben Zeqiri: Nuk mbulohen dështimet me asfallt

Përplasje mes Arben Zeqirit dhe Arbër Kadriut ne emisionin “Dialog te Lajmi”: “Gjuha shqipe dhe përfaqësimi i drejtë nuk mbulohen me asfalt!” Një debat i ashpër është zhvilluar mes Arben Zeqirit nga

Estonia vendos ta mbyllë kufirin me Rusinë

Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë, pasi akuzoi Moskën zyrtare për një sulm të dyshuar ndaj një kompanie të teknologjisë së mbrojtjes. Autoritetet bëjnë të ditur se tetë persona janë arrestuar,
ShkoLartë