ne universitetin e tetoves ka filluar afati i dyte i regjistrimit per vitin akademik 2025 26 68c048522cea8

Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26

September 9, 2025
1 minut lexim

Në Universitetin e Tetovës ka filluar sot afati i dytë i regjistrimeve për studentët e rinj në vitin akademik 2025/26. Ky afat do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike të UT-së dhe u jep mundësi kandidatëve që nuk arritën të regjistrohen në afatin e parë.

Sipas konkursit zyrtar, https://unite.edu.mk/konkurs-per-regjistrim-2025-26…/, kandidatët mund të aplikojnë prej 9 deri më 12 shtator 2025, ndërsa rezultatet preliminare do të shpallen më 15 shtator. Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, përkatësisht në programet studimore Mjekësi e Përgjithshme dhe Fizioterapi, nuk ka vende të lira, pasi numri u plotësua që në afatin e parë.
Megjithatë, Universiteti i Tetovës ofron programe studimore në të gjitha fushat e shkencës dhe artit, duke krijuar kushte për zhvillim akademik e profesional të studentëve.

UT i fton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar që të aplikojnë në këtë afat të dytë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të studiuar në njërin prej programeve të shumta që ofron universiteti.

Apliko: https://unite.edu.mk/apliko/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti investimi ne arsimin e larte garanci per te ardhmen e vendit 68c03b37434dd
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Investimi në arsimin e lartë, garanci për të ardhmen e vendit

aksident i rende ne marinez te fierit makina perplas femijen 4 vjec 68c049b5067ba
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në Marinëz të Fierit, makina përplas fëmijën 4 vjeç

Të fundit nga

Dieta e suksesit të Fede Valverdes

Pas tripletës së Fede Valverde ndaj Manchester City, programi “Carve Deportiva” bisedoi me Doris, nënën e tij. Doris rrëfeu: “I shkruaj, fiton apo humbet, qoftë kur luan mirë, keq apo mesatar. I

Rogerti godet Gimbon

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin dhe këtë herë banorët kanë kaluar vijën e kuqe, duke thyer rregullin më të rëndësishëm të formatit: tolerancën zero ndaj kontaktit
ShkoLartë