ne tetove protestohet para dap it kerkohet te hiqet tatimi i te ardhurave nga puna jashte shtetit 698a22610690b

Në Tetovë protestohet para DAP-it, kërkohet të hiqet tatimi i të ardhurave nga puna jashtë shtetit

February 9, 2026
1 minut lexim

Para Drejtorisë rajonale të Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) në Tetovë pasdite dhjetëra qytetarë protestuan kundër vendimeve të ndara nga ky institucion për pagesën e tatimit të të ardhurave të fituara në vend të huaj.

Kryesisht më të prekur janë personat që kamë punuar përmes firmave të huaja në Afganistan dhe Irak.

Argumentet kryesore të këtij grupi të qytetarëve janë se ata kanë qenë 183 ditë në vend të huaj dhe se me këtë nuk janë rezidentë tatimorë.

“Ne nuk dëshirojmë t’i paguajmë këto tatime, pasi nuk dëshirojmë t’i paguajmë gabimet e institucionit në këtë rast, gabimin e Drejtorisë shtetërore për të ardhura publike”, tha Besir Abdullahi, pjesëmarrës i protestës.

Po kërkohet takim me udhëheqësinë e DAP-së me qëllim që vendimet e dhëna të anulohen.

“Ne kërkojmë takim së bashku ose të jetë i hapur për të gjithë, për të parashtruar pyetje, për të ditur se si duhet të reagojmë, çfarë dokumentesh duhet t’i dërgojmë institucionit për ta mbyllur këtë çështje”, tha Fariz Bajrami, po ashtu pjesëmarrës në protestë.

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka njoftuar disa herë deri tani se qëndrimi jashtë vendit më i gjatë se 183 ditë nuk e përjashton rezidencën tatimore.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

InShot 20260209 182158446
Lajmi i mëparshëm

Takimi misterioz që ndezi rrjetet sociale, çfarë po përgatisin aktorët Blerina Veseli dhe Enis Murati!?

irani gati te zvogeloje sasine e uraniumit e bejme nese shba te heqin sanksionet 698a22c43ed99
Lajmi i radhës

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

Të fundit nga

Reali ia vë sytë superyllit të Barçës

Real Madrid shkaktoi polemika të mëdha kur i rrëmbeu Luis Figo Barcelonës në vitin 2000, dhe 26 vite më vonë një saga e re mund të jetë në horizont. Drejtuesit e “Bernabéut”,
ShkoLartë