ne tabanoc pritet 40 minuta ndersa ne bogorodice 20 minuta 6883d39f3b3bb

Në Tabanoc pritet 40 minuta, ndërsa në Bogorodicë 20 minuta

July 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 korrik – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, me intensitet të rritur jashtë mjediseve urbane. Frekuencë të rritur të automjeteve ka në vendkalimin kufitar Tabanoc ku për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani te rinjte tane ne bundestag ambasadore te vertete te rmv se 6883ce7a7e106
Lajmi i mëparshëm

Murtezani: Të rinjtë tanë në Bundestag, ambasadorë të vërtetë të RMV-së!

lirohen plazhet publike ne kepin e rodonit rama qasje e barabarte per te gjithe 6883dd007da91
Lajmi i radhës

​Lirohen plazhet publike në Kepin e Rodonit, Rama: Qasje e barabartë për të gjithë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë