ne struge humbjet e ujit jane alarmante shkak infrastruktura e vjeter 686991c7356dc

Në Strugë humbjet e ujit janë alarmante, shkak infrastruktura e vjetër

July 5, 2025
min lexim

Strugë, 5 korrik – Në kohën kur ka gjithnjë e më shumë thatësira dhe probleme serioze me mungesën e ujit, me të cilat shumë qytete dhe fshatra në vend përballen, humbjet e ujit në Maqedoninë e Veriut arrijnë në nivel alarmant prej 63.2%, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Sipas KRRE-së, këto të dhëna janë më shumë se shqetësuese.

“Të keni kaq shumë humbje do të thotë se infrastruktura juaj është para kolapsit. Është fakt që për shkak të mungesës së investimeve kemi humbje kaq të mëdha në rrjetet e ndërmarrjeve të ujësjellësit në gjithë vendin. Kjo i detyrohet infrastrukturës së vjetër, mungesës së investimeve, si dhe faktit që kemi shumë lidhje për të cilat nuk është vendosur matje adekuate, pra humbje komerciale, dhe të gjitha këto kontribuojnë në një situatë kaq të keqe”, tha Marko Bislimoski – kryetar i KRRE-së.

Humbjet janë për shkak të infrastrukturës së vjetër dhe mungesës së investimeve. Sipas ekspertëve, hartimi i sistemeve të rrjetit nëntokësor, zvogëlimi i humbjeve të ujit, si dhe krijimi i një regjistri nëntokësor janë disa nga punët më të rëndësishme që ndërmarrjet duhet t’i kenë, nëse duan të kenë menaxhim të suksesshëm të sistemeve të furnizimit me ujë

„Në të kundërt, nëse ne nuk i menaxhojmë sistemet e furnizimit me ujë, ato do të na menaxhojnë neve, dhe kjo do të jetë në kurriz të përdoruesit përfundimtar, shprehur përmes faturave më të larta për shërbimet. Gjithashtu, mund të përballemi në të ardhmen e afërt me mungesë të furnizimit 24-orësh të vazhdueshëm me ujë të pijshëm. Mjetet e reja digjitale mund shumë të ndihmojnë në kryerjen e regjistrimit cilësor të rrjetit të furnizimit me ujë dhe në marrjen e të dhënave reale për zonat me presion“, u shpreh Gjorgji Hristov – ekspert.

Nëse nuk ndalet humbja e ujit, faturat do të jenë më të larta. Vetëm në Strugë, gjatë vitit 2024, 61.7% e kapacitetit total të ujit nga sistemi i furnizimit me ujë nuk është arkëtuar nga Ujësjellësi i Strugës. Por drejtori, Dashmir Nasufi, thotë se humbjet janë 30%. Arsye për këtë janë defektet dhe koha e riparimit të tyre, sistemi i vjetër i ujësjellësit dhe pamundësia për evidentim të shpejtë të defekteve.(Alsat.mk)

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sedat sulejmani nje kapitull i ri per ansamblin e kengeve dhe valleve popullore 38 artiste me kontrata te perhershme 68698cc1a3ca5
Lajmi i mëparshëm

Sedat Sulejmani: Një kapitull i ri për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, 38 artistë me kontrata të përhershme

po nisej drejt korces e pame ne terminal i zhdukur prej nje jave familjaret kerkojne ndihme per gjetjen e 70 vjecarit 68699b27b9582
Lajmi i radhës

“Po nisej drejt Korçës, e pamë në terminal”/ I zhdukur prej një jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit

Të fundit nga

ShkoLartë