ne shtator 4 mije emoji per perdoruesit 687cd65f01b10

Në shtator, 4 mijë emoji për përdoruesit

July 20, 2025
1 minut lexim

Një lajm i mirë për fansat dhe përdoruesit e emoji-it. Në shtator listës pritet t’i shtohen të tjera figura, duke e çuar numrin e tyre në 4 mijë.

Çdo ditë në botë dërgohen rreth 10 miliardë emoji. Shprehitë e ndryshme me emoji në rrjetet sociale kanë hyrë në komunikimin e përditshëm globalisht, duke gjetur përdorim të jashtëzakonshëm, dhe në shtator, me aprovimin e të rejave, priten të arrijnë rreth 4 mijë. Mund të shtohet një emoji me sy të fryra, harpa, shenja e gishtërinjve, një njollë bojë ngjyrë vjollcë etj, sipas Emojipedia, që ka përcaktuar edhe një ditë në vit si dedikim, që shënohet çdo 17 korrik.

Version primitive i tyre u krijua në tastierë në vitin 1982 nga Scott Fahlman, profesor informatike në Carnegie Mellon University në SHBA, i cili donte të komunikonte në kod me kolegët e tij. Ndërsa emoji që njohim sot me fytyra të vizatuara e grafike lindën në Japoni në fund të viteve 90. Ndërsa ishte Apple që i integroi në tastierën e i-Phone, që në vitin 2008. Sot më të përdorurat janë zemra e kuqe, flaka, dhe emoji që qan papushim.

Sipas Emojipedia, pavarësisht se janë simbole universale, gjenerata Z, ajo e të lindurve digjitalë, po ndryshon dhe përmbys domethënien e emoji-t më tradicionale. Megjithatë, përtej kësaj, ajo mbetet një formë mjaft e rëndësishme e komunikimit në shoqërinë bashkëkohore, duke zbukuruar, ç’dramatizuar apo theksuar gjendjet emocionale njerëzore, sipas kontekstit përkatës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ushtaret e kfor it nga shqiperia dhe maqedonia e veriut trajnohen kunder frikes ndaj zjarrit 687cd5721965b
Lajmi i mëparshëm

Ushtarët e KFOR-it nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut trajnohen kundër frikës ndaj zjarrit

kremlini thote se putin eshte gati te diskutoje paqen ne ukraine por deshiron te arrije qellimet 687cd69a56849
Lajmi i radhës

Kremlini thotë se Putin është gati të diskutojë paqen në Ukrainë, por dëshiron të arrijë qëllimet

Të fundit nga

ShkoLartë