Në rrugët e Zyrihut të Zvicrës do të shihen së shpejti “robotët-qenë” që shpërndajnë ushqim të shpejtë.
Programi pilot po zhvillohet nga platforma e porosive Just Eat Takeaway.com në bashkëpunim me kompaninë zvicerane të robotikës RIVR.
Pajisur me “Inteligjencë fizike”, robotët me rrota e këmbë mund të ngjiten shkallëve, të anashkalojnë pengesa si kosha plehrash apo bar, si dhe të lëvizin mes këmbësorëve, biçikletave dhe makinave.
Ata ecin me shpejtësi deri në 15 km/h dhe funksionojnë edhe në kushte të vështira moti, nga shiu e bora te nxehtësia apo era.
Çdo dorëzim monitorohet në kohë reale, ndërsa robotët mund të kontrollohen edhe në distancë.
Just Eat thotë se është shërbimi i parë në Evropë që teston robotikë hibride me AI fizike për shpërndarje.
RIVR planifikon t’i përdorë këta robotë edhe për paketa, ushqime të freskëta e sende të tjera, duke synuar shtrirjen në qytete të tjera evropiane.
Burimi: botasot.info


