ne prag te el clasico s se famshme inteligjenca artificiale jep parashikimet e saj dhe sakteson kampionin e la liges 68fc62768428b

Në prag të “El Clasico”-s së famshme, Inteligjenca Artificiale jep parashikimet e saj dhe saktëson kampionin e La Ligës

October 25, 2025
1 minut lexim

Përpara përballjes së madhe të së dielës në ndeshjen më të famshme në Botë, jo vetëm të kampionatit spanjoll, “El Clásico”, që trasmetohet drejtpërdrejtë në DigitAlb, Inteligjenca Artificiale ka bërë parashikimin e saj: Reali i Madridit pritet të fitojë La Ligën, duke lënë pas Barcelonën.

Sipas analizës, skuadra e Xabi Alonsos pritet ta mbyllë sezonin me 84.87 pikë të pritshme dhe ka 57.44 për qind gjasa për ta fituar kampionatin spanjoll. Barcelona, nga ana tjetër, ka 81.96 pikë të pritshme dhe vetëm 37.44 për qind mundësi për të mposhtur rivalët e përjetshëm në garën për titull.

Këto parashikime vijnë në një moment kur Reali kryeson La Ligën me dy pikë më shumë se Barcelona, ndërsa sfida e fundjavës mund të ketë ndikim të madh në ecurinë e sezonit.

Vlen të përmendet se edhe sezonin e kaluar, të dhënat e Opta-s kishin favorizuar Realin e Madridit, por në fund Barcelona arriti të fitonte titullin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushte atmosferike te paqendrueshme ja parashikimi i motit per kete te shtune 68fc621eccd64
Lajmi i mëparshëm

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për këtë të shtunë

nga 1 marsi shteti nuk do kete para as per paga kryeziu kerkon urgjentisht qeveri te re alarmon per pasojat 68fc628609214
Lajmi i radhës

“Nga 1 marsi shteti nuk do ketë para as për paga”, Kryeziu kërkon urgjentisht qeveri të re, alarmon për pasojat

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë