ne poloni duan qe shehu te zgjase kontraten 68793568d87e5

Në Poloni duan që Shehu të zgjasë kontratën

July 17, 2025
1 minut lexim

Julian Shehu është lojtari më i mirë i Uidzeu Lodzh për kampionatin e kaluar. D

uke luajtur në Poloni, ai fitoi thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar të Shqipërisë, gjatë stërvitjeve i ra në sy trajnerit Silvinjo, ka qenë titullar dhe grumbullohet vazhdimisht në përfaqësuese.

Gjatë një periudhe të vështirë në Uidzeu, ai u bë lider në fushë, duke shënuar gola, duke vrapuar shumë dhe duke qenë lojtari më efektiv për ekipin e tij. Shqiptari ka marrë shpeshherë çmimin “lojtari i ndeshjes”.

Nuk ka dyshime se i rrethuar nga lojtarë më të mirë, ai do të jetë në gjendje të arrijë një nivel edhe më të lartë.

Situata e kontratës së tij mund të jetë shqetësuese. 26-vjeçari ka plotësuar minutat e kërkuara, gjë që i lejon klubit të zgjasë kontratën e tij për një vit tjetër.

Megjithatë, një njoftim i tillë nuk është bërë, pasi Uidzeu aktualisht po negocion me Shehun për një kontratë më të gjatë, të cilën shqiptari e meriton pas sezonit të kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

4 te lenduar ne aksidentin rrugor librazhd qafe thane 687934f175035
Lajmi i mëparshëm

​4 të lënduar në aksidentin rrugor Librazhd-Qafë Thanë

neser mbahet seanca gjyqesore per rastin banjska 6879356c218bc
Lajmi i radhës

Nesër mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Të fundit nga

ShkoLartë