ne kerkim per trafik droge dhe pjesemarrje ne organizate kriminale kapet 39 vjecari ne malesi te madhe 6a5b4c8f8b173

Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe

July 18, 2026
1 minut lexim

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësinë e Madhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe pas koordinimit me homologët në Spanjë.

I arrestuari, me inicialet G. H., alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid. Sipas autoriteteve spanjolle, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi

Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Fast”.

I kërkuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kapet në Malësi të Madhe 39-vjeçari.

Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi:

G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veprimtari me paralajmerim te fuqishem pas deklarates se ministres serbe ngre alarmin per zhvillime shqetesuese 6a5b4c1555a20
Lajmi i mëparshëm

Veprimtari me paralajmërim të fuqishëm pas deklaratës së ministres serbe – ngre alarmin për zhvillime shqetësuese!

mbi 890 zjarre aktive ne kanada mbi 200 prej tyre jashte kontrollit 6a5b4cf0d8249
Lajmi i radhës

Mbi 890 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit

Të fundit nga

ShkoLartë