ne kerkim nderkombetar per trafik droge arrestohen dy persona ne durres nisin procedurat e ekstradimit 6a5a335031b26

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Durrës, nisin procedurat e ekstradimit

July 17, 2026
1 minut lexim

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia e Durrësit. Njëri prej të arrestuarve është Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin.

Sipas Policisë, Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar atë me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe shtetasi me inicialet Sadik Kasa, 38 vjeç, i lokalizuar në fshatin Sukth i Ri.

Autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të dy shtetasit janë arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimin, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, po vijon procedurat për dorëzimin e tyre pranë organeve të drejtësisë në vendet përkatëse.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryesuesi i kpk se mori pjese ne permbylljen e aktiviteteve te javes se agjencise 6a5a32d79f311
Lajmi i mëparshëm

Kryesuesi i KPK-së mori pjesë në përmbylljen e aktiviteteve të “Javës së Agjencisë”

konflikti shba iran pershkallezohet ndersa sulmet perhapen ne lindjen e mesme 6a5a33b1a22bb
Lajmi i radhës

Konflikti SHBA-Iran përshkallëzohet, ndërsa sulmet përhapen në Lindjen e Mesme

Të fundit nga

ShkoLartë