konflikti shba iran pershkallezohet ndersa sulmet perhapen ne lindjen e mesme 6a5a33b1a22bb

Konflikti SHBA-Iran përshkallëzohet, ndërsa sulmet përhapen në Lindjen e Mesme

July 17, 2026
1 minut lexim

Forcat amerikane shënuan natën e gjashtë radhazi të sulmeve ajrore kundër Iranit, ndërsa kundërpërgjigjja iraniane është zgjeruar. Jordania, Katari dhe Kuvajti janë goditur nga sulmet iraniane, ndërsa Teherani pretendon se ka shënjestruar edhe objekte ushtarake amerikane në Bahrein dhe Siri, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Ja zhvillimet kryesore:

Forcat amerikane goditën gjatë natës disa ura në provincën jugore iraniane Hormozgan, duke vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur 20 të tjerë, sipas mediave iraniane. Urat ndodheshin në rrugët që lidhen me qytetin bregdetar Bandar Abbas, në Ngushticën e Hormuzit, ku ndodhet një bazë detare e Gardës Revolucionare Islamike.

Irani goditi një central të prodhimit të energjisë elektrike dhe një impiant të desalinizimit të ujit në Kuvajt, duke shkaktuar zjarr. Qeveria kuvajtiane u bëri thirrje banorëve të kursejnë energjinë elektrike për shkak të temperaturave ekstreme të verës. Sot, temperatura maksimale e parashikuar në Kuvajt është 46°C.

Teherani deklaroi gjithashtu se ka shënjestruar objekte ushtarake amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të SHBA-së.

Një sulm iranian me raketa dhe dronë vrau nëntë luftëtarë të një grupi kurd iranian me bazë në Irak, sipas një zyrtari të grupit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një 39-vjeçar është akuzuar për ndihmë ndaj shërbimit të inteligjencës së Iranit, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës.

Çmimet e naftës pritet ta mbyllin javën në rritje, pasi konflikti mes SHBA-së dhe Iranit po intensifikohet dhe shkëmbimi i sulmeve vazhdon. Muajin e kaluar, çmimet ranë përkohësisht pasi SHBA-ja dhe Irani

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne kerkim nderkombetar per trafik droge arrestohen dy persona ne durres nisin procedurat e ekstradimit 6a5a335031b26
Lajmi i mëparshëm

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Durrës, nisin procedurat e ekstradimit

vrasja qe tronditi moden boterore gianni versace mbetet ikone edhe pas gati tre dekadash 6a5a347bd7b4e
Lajmi i radhës

Vrasja që tronditi modën botërore/ Gianni Versace mbetet ikonë edhe pas gati tre dekadash…

Të fundit nga

ShkoLartë