ne kacanik vetevendosje premton zhvillim ne arsim infrastrukture e punesim 68e574506abdf

Në Kaçanik Vetëvendosje premton zhvillim në arsim, infrastrukturë e punësim

October 7, 2025
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar aktivitetet e saj në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 shkurtit edhe në Kaçanik. Sipas drejtuesve të kësaj partie, ndryshimet në këtë komunë mund të bëhen vetëm me Jeton Rakën, kandidatin për kryetar nga ky subjekt politik. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Raka ka përvojën e duhur, kurse realizimi i projekteve të tij do të mbështetet edhe nga niveli qendror.

Vota për Vetëvendosjen mund të sjellë ndryshimin, e ky ndryshim, sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të bëhet duke votuar Jeton Rakën, kandidatin e kësaj partie për kryetar të Kaçanikut.

Kjo ishte porosia që banorëve të kësaj komune iu dha sot në takim elektoral nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sipas të cilit, Kaçaniku me Rakën si kryetar do të ketë përkrahjen edhe nga niveli qendror në realizimin e projekteve.

“Veç edhe katër ditë me këtë entuziazëm do t’i fitoni katër vjet me dinjitet. Me Jetonin si kryetar këto investime do jenë. Është koha për bashkim, ta transformojmë Kaçanikun. Me parkun industrial do të krijohen vende të reja të punës, mbështetje për shkolla bashkëkohore. Do ta përfundojmë ndërtimin e stadiumit”, theksoi ai.

Nga ana e tij, Jeton Raka, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut, i bindur se këtë herë kaçanikasit do të votojnë Vetëvendosjen, para bashkëvendasve të tij premtoi investime të shumta në infrastrukturë, arsim e shëndetësi.

“13 milionë të tjera janë të buxhetuara për Kaçanikun, shtratin e Lumit Nerodime, e që do ta bëjë këtë qytet të zhvilluar. Kemi plane të qarta: infrastrukturë të denjë, arsim cilësor dhe mbështetje për rininë. Transparencë dhe llogaridhënie”, tha Raka.

Në këtë tubim elektoral në Kaçanik, u kërkua vota edhe për kandidatët për Kuvendin Komunal, për të cilët u tha se do të punojnë me përkushtim e profesionalizëm për interesat e qytetarëve të kësaj komune.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump takohet me kryeministrit kanadez presidenti i shba bisedimet tregtare jane te nderlikuara por kanadaja do jete shume e lumtur me marreveshjen 68e56f25890cd
Lajmi i mëparshëm

Trump takohet me kryeministrit kanadez, Presidenti i SHBA: Bisedimet tregtare janë të ndërlikuara, por Kanadaja do jetë shumë e lumtur me marrëveshjen

rozana radi rrefen tmerrin me personin qe e perndiqte me dilte kudo 68e5757b5ca8b
Lajmi i radhës

Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo

Të fundit nga

ShkoLartë