ne jemi nje derbi vellazeror kosove shqiperi sfide historike per eurobasketin 2029 692abf3bd9b34

​Ne jemi një, derbi vëllazëror Kosovë-Shqipëri sfidë historike për Eurobasketin 2029

November 29, 2025
min lexim

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po i afrohet sfidës së madhe kundër Shqipërisë, një ndeshje historike dhe e vlefshme për para-kualifikimet e Eurobasket 2029.

Përballja e 30 nëntorit nuk është vetëm sport, por edhe emocion dhe përgjegjësi, pasi për herë të parë dy përfaqësueset shqiptare do të luajnë një duel zyrtar mes vetes, raporton KosovaPress.

Kosova vjen me ambicie të qarta, motivim të lartë dhe bindjen se kjo ndeshje mund të jetë kapitull i ri për basketbollin kosovar.

Përzgjedhësi Bujar Loci e sheh ekipin të përgatitur dhe të gatshëm që të jep maksimumin e dëshiruar për një rezultat pozitiv.

“Po, është një fat që këta lojtarë vijnë prej kampionatit, domethënë janë në stërvitje, nuk kanë nevojë që të bëjnë përgatitje fizike. Kështu që mendoj kjo kohë është optimale për me treguar një rezultat ose një nivel të cilin e ka basketbolli kosovar dhe ne mendojmë edhe shpresojmë në epilog pozitiv prej kësaj ndeshje… Aspekti vëllazëror do të jetë gjithmonë. Ka një traditë, ka një histori për atë aspekt. Sa i përket parketit, çdo ekip, edhe ekipi jonë edhe ekipi i Shqipërisë do të tregojë maksimumin. Ne, prapë po them, do të japim gjithçka prej vetit që të nxjerrim epilog pozitiv prej kësaj ndeshjeje”, theksoi Loci.

Dardan Berisha, një nga basketbollistët më me përvojë të Kosovës, vlerësoi rëndësinë historike të këtij dueli.

“Shumica e lojtarëve, të mos them të gjithë, luajmë në Ligën e Kosovës. Ne kemi një eksperiencë së bashku, pasi në disa grumbullime kemi qenë bashkë. Kështu që shpresoj se do të përgatitemi dhe do të jemi të gatshëm 100 për qind. E dimë rëndësinë e ndeshjes, e dimë se po luajmë kundër vëllezërve, kështu që shpresoj se do të jetë një ekstra ngjarje për krejt kombin, pasi Kosova për herë të parë luan zyrtarisht kundër Shqipërisë. Shpresoj të ketë një spektakël. Në Shkodër shpresoj se do ta mbushin sallën, do ta përkrahin edhe Shqipërinë, por edhe neve, sepse në fund të ditës, ne jemi një. Kështu që po shpresoj që një spektakël basketbolli do të jetë”, tha Berisha.

Duke folur për KosovaPress, Berisha e bëri të qartë se edhe pse ndeshja ka emocione të veçanta, Kosova do të zbresë në parket me një objektiv të vetëm – fitoren.

“Për neve të dyve është një ndeshje me shumë rëndësi. Ne në fund të ditës, sportistë jemi dhe ne do të luajmë për të fituar, por është ngjarje e veçantë. Plus është afër festës së flamurit, kështu që ka arsye për të qenë një spektakël që nuk do të harrohet”, u shpreh Berisha.

Gëzim Morina, një tjetër lider i skuadrës, foli për motivimin e madh të brezit aktual të lojtarëve. Ai theksoi se kjo sfidë mund të jetë edhe një përmbyllje e bukur e një epoke për një pjesë të kombëtares.

“Normal që pritjet janë të mëdha, pasi i vjen fundi një gjeneratës së basketbollistëve në vendin tonë dhe të gjithë jemi maksimalisht të motivuar që ta mbyllim kapitullin tonë në Përfaqësuesen e Kosovës me sukses që për mua do të ishte kualifikimi në kualifikimet për Eurobasket…Çdo ndeshje për përfaqësuesen është ndjenjë e veçantë. Loja kundër Shqipërisë është një ndjenjë edhe më e veçantë. Mirëpo, si ne, ashtu edhe Shqipëria, kemi synimin për t’u kualifikuar dhe në momentet sa do të zgjasë loja, do ta harrojmë pak këtë punën që i kemi vëllezër dhe do të mundohemi ta fitojmë lojën”, tha Morina.

Amerikani Malcolm Armstead theksoi qasjen profesionale dhe objektivin e pandryshuar, të fitojë sa herë që zbret në parket.

“Tani po e marrim shtruar, pra, sot po fokusohemi vetëm që të bëhemi më të mirë, që zbatimi i planit të jetë në kohë dhe pa durim presim që të luajmë këtë lojë më datën 3,0 e të fitojmë. Por, sa i përket të gjithë ekipit, unë akoma nuk kam parë ekipin tjetër, kështu që nuk e di. Por, për mua, sa herë që shkeli në parket qëllimi është të fitoj” theksoi Armstead.

Pjesë e grupit të Kosovës dhe Shqipërisë është edhe Sllovakia, një kundërshtar aspak i lehtë duke marrë parasysh përvojën e tyre në garat evropiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filadelfia shpall 25 nentorin si dita e shqiperise gazetarja moment emocionues kur ngritem flamurin 692abed78a3c9
Lajmi i mëparshëm

Filadelfia shpall 25 Nëntorin si Dita e Shqipërisë, gazetarja: Moment emocionues kur ngritëm flamurin!

zgjedhjet e 28 dhjetorit nis afati per nderrimin e qendres se votimit brenda komunes 692abf41e611c
Lajmi i radhës

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë