ne fundjave dy ndeshje te superliges 68f2b776557ff

Në fundjavë dy ndeshje të Superligës

October 17, 2025
1 minut lexim

Në fundjavë do të zhvillohen dy ndeshje të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën nga ora 20:00 luhet derbi i xhiros mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

Të dy skuadrat e shohin ndeshjen si mundësi për pikë. Vushtrria ka humbur tri ndeshjet e deritashme dhe shpreson të reagojë. Ndërkohë Vëllaznimi ka dy fitore e një humbje. Mban pozitën e katërt me katër pikë.

Të dielën nga ora 18:00 është ndeshja mes Rahovecit e Trepçës. Kampioni në fuqi është favorit në ndeshjen në “Mizahir Isma”. Rahoveci ka fituar tri ndeshjet e deritashme kampionale dhe udhëheqë në tabelë me gjashtë pikë. Trepça ka një fitore e tri humbje dhe me dy pikë mban pozitën e gjashtë.

Të dielën prej orës 15:00 është ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve mes Ulpianës dhe Shqiponjës.

Në fundjavë fillon gara edhe në Ligën e Parë.

Te meshkujt të shtunën prej orës 12:00 është takimi Istogu – Deçani, derisa ndeshjet tjera luhen më vonë për shkak të telasheve të skuadrave me palestra.

Te hendbollistet, ndeshja KEK-u – Jusuf Gërvalla është të shtunën mbrëma. Të dielën janë ndeshjet tjera, Dukagjini – Vjosa, Trepça – Vëllaznimi dhe Prizreni – Vushtrria. Ndeshja Llapusha – CLICK zhvillohet më vonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qendra shendetesore nr 3 ne durres pa mjek familjeje prej muajsh ndonese fituesja eshte shpallur qe ne shtator 68f2b71ff209d
Lajmi i mëparshëm

Qendra Shëndetësore nr. 3 në Durrës pa mjek familjeje prej muajsh, ndonëse fituesja është shpallur që në shtator

fsk avancon trajnimin e pjesetareve me mbeshtetjen e ushtrise amerikane 68f2b789ee2b9
Lajmi i radhës

FSK avancon trajnimin e pjesëtarëve me mbështetjen e Ushtrisë Amerikane

Të fundit nga

ShkoLartë