ne burgun e fierit luajta futboll pas 18 vitesh salianji tregon momente nga qelia bera dhe miq te cilet 6872813e1ac11

“Në burgun e Fierit luajta futboll pas 18 vitesh”/ Salianji tregon momente nga qelia: Bëra dhe miq, të cilët…

July 12, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ku ndau për herë të parë përvojën e tij pas dënimit për kallëzim të rremë.

Ai tregoi se në burgun e Fierit kishte rifilluar të luante futboll pas 18 vitesh dhe kishte krijuar miqësi me të dënuar të tjerë. Sipas tij, të burgosurit nuk duhet paragjykuar, pasi shumë prej tyre janë aty për gabime personale dhe kanë nevojë për rehabilitim, jo për përjashtim shoqëror.

Salianji theksoi se dënimi i tij është një precedent i rrezikshëm për të gjithë qytetarët, duke shtuar se reagimi i mediave dhe i spektrit politik ishte kryesisht në mbështetje të tij.

Ervin Salianji: Në burg të mungon liria, je i detyruar që të rrish në një vend të caktuar për shumë kohë. Unë vlerësoj investimin e familjarëve te unë, të miqve etj. Luajta futboll atje, pasi nuk kisha luajtur për 18 vite. Lagështia ishte e madhe aty. Bëra shumë miq në burg. Kam ndarë ambiente me njerëz, që preuzumohen të pafajshëm. Miqësi kam krijuar, se rrija në të njëjtën ambient dhe të dënuarit nuk duhen parë si dele të zeza, por janë njerëz që dënohen e rehabilitohen, s’janë njerëz me brirë.

S’po flas për monstra që mund të kenë bërë monstruozitete, por për njerëz, që kanë hallet e tyre dhe janë aty për shkak të problemeve të tyre personale, që mund të jenë dhe gabime jete. Më vjen mirë që shumica e mediave kanë qenë pro meje. Drejtuesit e partive të vogla kanë mbajtur qëndrim unik. Shoqëria duhet ta vlerësojë situatën time, sepse nëse dënohet një politikan pa ligj, në risk është kushdo tjetër. U detyrua të dalë Rama që të mbrojë dënimin tim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani me ambasadorin rokas sonte na bashkon arti por cdo dite na lidhin vlerat evropiane 687272f10c187
Lajmi i mëparshëm

Murtezani me ambasadorin Rokas: Sonte na bashkon arti, por çdo ditë na lidhin vlerat evropiane

bayern refuzoi 687281b667fcb
Lajmi i radhës

Bayern refuzoi

Të fundit nga

ShkoLartë