ne aeroportin e vlores u prishen pazaret berisha kontrate ultrakorruptive inxhinieri i pistes eshte arratisur ne britani 68f61efa7d188

“Në aeroportin e Vlorës u prishën pazaret”, Berisha: Kontratë ultrakorruptive, inxhinieri i pistës është arratisur në Britani

October 20, 2025
1 minut lexim

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha kontrata e ndërtimit të aeroportit të Vlorës është korruptive dhe përmendi faktin se qeveria ka marrë përsipër të paguajë deri 9 milionë euro në vit nëse nuk arrihet numri i parashikuar i pasagjerëve.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai deklaroi se shifrat që përfiton koncensionari nga kjo kontratë arrijnë në 700 milionë euro për 35 vjet.

“Kontrata parashikon që qeveria shqiptare të paguajë për 10 vite me radhë të gjithë biletat nën numrin e parashikuar. Sipas kësaj kontrate ultrakorruptive, qeveria do i paguajë çdo vit mbi 9 milionë euro koncesionarit, dhe mundet edhe më shumë. Qeveria pra, shqiptarët do paguajnë në 10 vite 135 milionë euro. Do paguajnë edhe 20 milionë euro më shumë seç ka kushtuar aeroporti vetë dhe koncesionari do shfrytëzojë aeroportin për 35 vite me një fitim të llogaritur 700 milionë euro. A ka njeri në botë që mund të firmosë një kontratë të tillë?”, u shpreh Berisha.

Nga foltorja e Partisë Demokratike ai dha edhe një detaj tjetër që nuk është bërë publik deri tani.

Sipas Berishës, inxhinieri supervizues i pistës së aeroportit është arratisur për në Britaninë e Madhe.

“Tani që aeroporti po i afrohet fundit, janë prishur pazaret. Tani, si do i ndajmë? Dhe tani ka shpërthyer aty një grindje e brendshme. Po mua nuk më intereson grindja e brendshme, kategorikisht. Po më intereson një gjë tjetër shumë që është jashtëzakonisht e rëndë. Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur, është arratisur në Britaninë e Madhe. Dhe burime serioze më thonë mua që asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj dhe supervizori është arratisur në Londër. Njeriu që ka përgjegjësi për çdo centimetër katrorë të cilësisë në atë pistë. Kjo po, përveç vjedhjeve të mëdha, kjo ka edhe një problem madhor, sigurinë e jetës së njerëzve”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga gjithsej 44 kryetare te komunave te zgjedhur ne raundin e pare vetem 1 eshte grua 68f61da05798d
Lajmi i mëparshëm

Nga gjithsej 44 kryetarë të komunave të zgjedhur në raundin e parë, vetëm 1 është grua

guardiola njofton per lendimin e yllit kryesor te skuadres 68f61f560e8a4
Lajmi i radhës

​Guardiola njofton për lëndimin e yllit kryesor të skuadrës

Të fundit nga

ShkoLartë