ndryshimet ne qeveri keto jane disa emra qe ikin znam i merr arsimin toshovski tek drejtesia 6990b9e8577c2

Ndryshimet në Qeveri: Këto janë disa emra që ikin, ZNAM-i merr Arsimin, Toshovski tek Drejtësia

February 14, 2026
1 minut lexim

Paralajmërimi i kryeministrit Hristijan Mickoski për një rikonstruksion të mundshëm qeveritar ka hapur më shumë pyetje sesa ka dhënë përgjigje.

Në kabinetin qeveritar dhe mes partnerëve të koalicionit po bëhen llogaritjet e peshës, rezultateve dhe besnikërisë politike, përcjell INA.

Kryeministri ka paralajmëruar se në maj, më së voni në qershor, do të bëhet një analizë e një pjese të dikastereve dhe institucioneve, pas së cilës është i mundur rikonstruksioni.

Sipas informacioneve jozyrtare, ndër të parët që mund të preken nga këto ndryshime janë ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, dhe ministri i Sportit, Borko Ristovski, shkruan portali Vardarski.

Në tryezën e ndërrimit është edhe emri i ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Dikasteri i Drejtësisë, i udhëhequr nga Igor Filkov i ZNAM-it, është me interes të veçantë. Po shqyrtohet një skenar ku Arsimi do t’i kalonte ZNAM-it – me mundësinë që aty të emërohet deputeti Boban Karapejovski – ndërsa Drejtësinë do ta merrte ministri aktual i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Të paqëndrueshme përmenden edhe pozitat në Ministrinë e Bujqësisë, ku Cvetan Tripunovskishihet rrallë në fokusin parlamentar, dhe në Energjetikë, ku Sanja Bozhinovska vlerësohet se nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Ndërkohë, nga koalicioni VLEN flitet për ndryshime brenda dikastereve, por edhe për mundësinë e shkëmbimit të tyre me partnerët e koalicionit, veçanërisht me VMRO-DPMNE-në. Në anën tjetër, pozitat e ministrave të Punëve të Jashtme, Financave, Mbrojtjes, Transportit dhe Vetëqeverisjes Lokale konsiderohen të qëndrueshme. Kjo tregon se shtyllat kryesore ekonomike dhe të politikës së jashtme, për momentin, nuk janë objekt i ndërhyrjeve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ministri jagxhiu synimi yne eshte qe sherbimet publike te jene me te thjeshta dhe me te shpejta per qytetaret 69909287e01b2
Lajmi i mëparshëm

Ministri Jagxhiu: Synimi ynë është që shërbimet publike të jenë më të thjeshta dhe më të shpejta për qytetarët

rubio ne mynihshba europe te destinuara te jene bashkete rindertojme rendin global 6990ba4646dfa
Lajmi i radhës

Rubio në Mynih:SHBA-Europë të destinuara të jenë bashkë,të rindërtojmë rendin global

Të fundit nga

ShkoLartë