ndodh ne la liga shenohen dy gola per nje minute 68dc4df872cb5

Ndodh në La Liga, shënohen dy gola për një minutë

September 30, 2025
1 minut lexim

Valencia dhe Real Oviedo, u përballën në “Mestalla”, në ndeshjen e fundit të javës së shtatë.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin pas 4 minutash lojë, ku Arnaut Danjuma shënon një gol shumë të bukur me një veprim fantastik akrobatik.

Pjesa e parë mbyllet 1:0 për Valencia-n.

Në minutën e 75-të, holandezi Danjuma gabon nga pika e bardhë e penalltisë, ku mund të kishte vulosur fatin e ndeshjes. Përmbysja e madhe e Real Oviedo, ndodhi brenda një minute.

Në minutën e 85-të, Luka Iliq shënon pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës në zonë.

Megjithatë, Real Oviedo nuk mjaftohet me kaq dhe gjen golin e fitores, pas një aksioni të shpejtë, ku Salomon Rondon dëegon topin në rrjetë.

Në minutat shtesë, Oviedo luajtu me një lojtar më pask, pasi autori i golit të parë, Luka Iliq u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.

Real Oviedo, e rikthyer në La Liga pas 24 vitesh, merr fitoren e dytë për këtë sezon dhe tani renditet në vendin e 14-të me 6 pikë, ndërsa Valencia mbetet në vendin e 12-të me 8 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

opozita afer shpalljes se kandidatit te vetem per bashkine e tiranes gazment bardhi zbulon detajet 68dc4d9499c98
Lajmi i mëparshëm

“Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës”, Gazment Bardhi zbulon detajet

edhe per 700 as une nuk e kisha votu kurre listen serbe perplasje e ashper mes matoshit dhe drenorit 68dc4e00d938d
Lajmi i radhës

“Edhe për 700, as unë nuk e kisha votu kurrë Listën Serbe” – Përplasje e ashpër mes Matoshit dhe Drenorit

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë