ndodh e pabesueshmja parate bien nga qielli ndalet trafiku 68607e6c40654

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

June 29, 2025
1 minut lexim

Një skenë e pazakontë ndodhi në Gratiot Avenue, në anën lindore të Detroitit, ku kartëmonedha të shumta ranë nga qielli, duke shkaktuar kaos në trafik.

Shoferë të shumtë ndaluan makinat në mes të rrugës dhe u hodhën për të mbledhur paratë, duke detyruar policinë të mbyllë përkohësisht rrugën.

Ngjarja nuk ishte aksidentale, por një homazh prekës për Darrell Thomas, një banor i njohur i zonës, i cili humbi jetën së fundmi nga sëmundja e Alzheimerit. I njohur si “Plant”, ai ishte pronar i një lavazhi makinash dhe një figurë e dashur në komunitet për bujarinë dhe mbështetjen ndaj fqinjëve.

Hedhja ajrore e kartëmonedhave ishte dëshira e fundit e tij, realizuar nga djali, “Smoke”, në nder të trashëgimisë së tij. “Ai ishte një legjendë për ne. Kjo ishte dhurata e tij e fundit”, tha Smoke mes emocioneve.

Ngjarja u prit me surprizë, por edhe me shumë emocion nga komuniteti që e kujton “Plant”-in si një simbol të mirësisë dhe bujarisë në qytet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

valon syla ndalohet per 48 ore haxhiu dhuna ne familje ska justifikim 68607d43b7ae3
Lajmi i mëparshëm

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

abdixhiku publikon pamje nga tunelin i rregullzuar i kurrizit e quan model te rigjenerimit urban 686085385d035
Lajmi i radhës

Abdixhiku publikon pamje nga Tunelin i rregullzuar i Kurrizit, e quan model të rigjenerimit urban

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë