ndihesh vetem ja disa menyra per te mbetur ne kontakt me miqte edhe kur po mbytesh ne pune 6928b1f1acd9d

Ndihesh vetëm? Ja disa mënyra për të mbetur në kontakt me miqtë, edhe kur po mbytesh në punë

November 27, 2025
1 minut lexim

Nëse rishtazi jeta jote është tejet e zënë, me punë, përgatitje për festa, palestër, gjumë dhe gjithçka nga e para, nuk je vetëm! Megjithatë, nëse ndihesh në faj që nuk po i kushton shumë kohë miqve dhe personave të dashur, ka ca mënyra, tek të cilat ndoshta s’të ka shkuar mendja.
 
Dërgo një mesazh zanor
 
Nëse s’ke shumë kohë të shkruash një mesazh të gjatë, voice messages të shpëton gjithnjë. Kështu, mund të mbash disa biseda me miqtë! Vërtet mund të jesh personi acarues që dërgon një voice 23 minutësh, por të paktën, do të vijosh të jesh në kontakt.
 
Një video-telefonatë nuk është kurrë e tepërt
 
Para se të flesh, mund të bësh një rezyme të ditës me miken e ngushtë. Ose edhe një bisedë në grup. Kështu, do të vijosh të kesh kontakt, të flasësh për ditën tënde dhe të atyre, si dhe të nxjerrësh nga vetja gjithë gjërat dhe situatat negative që ke përjetuar.
 
Bëj një plan të organizuar
 
Kur ndihem e mbingarkuar me punë, shpesh nuk më shkon mendja të socializohem me të tjerët. Këtu dalin në pah planet e qëndrueshme! Nëse e ke lënë që të marrësh një shoqe në telefon, thjesht bëja të qartë se e ke telefonuar për ta ditur se gjithçka po shkon mirë me jetën e saj (gjithnjë nëse nuk ke kohë). Po ashtu, veço një ditë në javë për të dalë dhe për t’u argëtuar me miqtë.
 
Bëj dhurata të vogla dhe domethënëse
 
Nuk ka pse dhuratat të kushtojnë! Thjesht kur futesh për shembull në një librari dhe do të blesh një libër të caktuar, hidh një sy dhe për një mik të çmuar. Një kartolinë me një dedikim të lezetshëm dhe ja, ke një dhuratë të këndshme, pa ndonjë rast specifik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trafiku urban do te rikthejme operimin normal pasi te transferohen mjetet financiare 6928b0ceaea48
Lajmi i mëparshëm

“Trafiku Urban”: Do të rikthejmë operimin normal pasi të transferohen mjetet financiare

analisti dy zv kryeministra nen akuze nga spak dhe qeverisja me e keqe por opozita nuk po i bashkon dot shqiptaret 6928c497a41f8
Lajmi i radhës

Analisti: Dy zv/kryeministra nën akuzë nga SPAK dhe qeverisja më e keqe, por opozita nuk po i bashkon dot shqiptarët!

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë