ndezen dritat ne kodrine nje hap i madh per sigurine dhe pamjen e lagjes me te re te prishtines 68645da6d1772

Ndezën dritat në Kodrinë: Një hap i madh për sigurinë dhe pamjen e lagjes më të re të Prishtinës

July 2, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me KEDS-in kanë ndezur sonte dritat publike në lagjen Kodrina, duke përmbyllur kështu një ndër kërkesat e kahmotshme të banorëve.

Pjesa e përfunduar e lagjes tashmë është ndriçuar plotësisht, duke i dhënë një pamje të re dhe moderne kësaj zone që po shndërrohet në një nga lagjet më të mëdha dhe luksoze të kryeqytetit.

Ndriçimi i ri pritet të rrisë ndjeshëm ndjenjën e sigurisë për banorët dhe të parandalojë veprimtari të paligjshme si vjedhjet apo dëmtimet e pronës.

Lagjja Kodrina është një ndër investimet më të mëdha në infrastrukturën banesore të Prishtinës dhe sot ndriçimi i saj shënon një tjetër hap drejt kompletimit të standardeve që synohen për këtë zonë.

Banorët kanë shprehur mirënjohje për realizimin e kësaj kërkese, duke theksuar se ky veprim e bën lagjen më të jetueshme dhe më të sigurt për familjet dhe fëmijët e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mucunski zgjerimi i be se nuk duhet te shihet si bamiresi por nje hap drejt paqes 68645d2edc8cc
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Zgjerimi i BE-së nuk duhet të shihet si bamirësi, por një hap drejt paqes

pas beyonces edhe katy perry ngec ne skene 68645e976021f
Lajmi i radhës

Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë

Të fundit nga

ShkoLartë