Mucunski: Zgjerimi i BE-së nuk duhet të shihet si bamirësi, por një hap drejt paqes

July 2, 2025
1 minut lexim

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet të shihet si bamirësi, por si një investim dhe një hap drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit ekonomik, si për rajonin ashtu edhe për Evropën, tha ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski.

Mucunski e vlerësoi Planin e Rritjes si një mjet ku reforma nënkupton një shpërblim dhe një mekanizëm përmes të cilit qytetarët do të shohin se qeverisja e mirë funksionon vërtet.

“Ne nuk e shohim agjendën e reformave si zëvendësim për negociatat e pranimit, sepse agjenda e reformave nuk mund të zëvendësojë negociatat e pranimit.

Por nga ana tjetër, ne e shohim atë si një mjet përmes të cilit BE-ja dhe shtetet anëtare mund të vlerësojnë nëse qeveria, qytetarët, kombi, OJQ-të, komuniteti akademik dhe të gjithë të tjerët po investojnë në rrugën evropiane”, tha Mucunski.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Turqia arreston 4 karikaturistë për vizatimin satirik për profetin Muhamed. Erdogan: Provokim i ndyrë!

Lajmi i radhës

Ndezën dritat në Kodrinë: Një hap i madh për sigurinë dhe pamjen e lagjes më të re të Prishtinës

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet te ndaheni pikërisht sot. Për beqaret, flirtet
ShkoLartë