ndeshkohen dy ushtaret izraelite qe perdhosen statujen e jezusit ne liban 69e7eb7eb9c17

Ndëshkohen dy ushtarët izraelitë që përdhosën statujën e Jezusit në Liban

April 21, 2026
1 minut lexim

Largim nga shërbimi dhe 30 ditë burg. Kjo është ndëshkimi i vendosur dhe i shpallur nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) për ushtarin që ditën tjetër përdhos një statujë të Jezusit në jug të Libanit — duke e rrëzuar me një çekiç — si dhe për ushtarin tjetër që filmoi ngjarjen.



Të dy ushtarët janë larguar nga shërbimi luftarak dhe do t’i nënshtrohen ndalimit ushtarak për 30 ditë, sipas vendimit të drejtuesve të ushtrisë.

“Trupat që kanë mbetur në vendngjarje janë thirrur për një bisedë sqaruese që do të zhvillohet më vonë, pas së cilës do të merren masa të mëtejshme në nivel komande”, thuhet në njoftimin e IDF.

“Hetimi ka përcaktuar se sjellja e ushtarëve është larguar plotësisht nga urdhrat dhe vlerat e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit”, është deklarata e ushtrisë e cituar nga Times of Israel.

Mbrëmë rezultatet e hetimit iu paraqitën komandantit të Divizionit të 162-të, gjeneral brigade Sagiv Dahan, përgjegjës për zonën ku ndodhi incidenti. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bëjnë të ditur se Dahan i ka pranuar rezultatet dhe rekomandimet e komandantëve.

Gjithashtu, IDF thekson se “procedurat lidhur me sjelljen që duhet mbajtur ndaj institucioneve dhe simboleve fetare u janë rikujtuar trupave përpara hyrjes në zonat përkatëse dhe do të rikujtohen sërish për të gjitha trupat e pranishme në zonë pas këtij incidenti”.

Hetimi — shkruan Times of Israel — i është paraqitur edhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të IDF, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, si dhe komandantit të Komandës Veriore, gjeneral major Rafi Milo. Zamir “e ka dënuar incidentin dhe ka deklaruar se përbën një sjellje të papranueshme dhe një dështim moral, që shkon përtej çdo standardi të pranueshëm”.

Ngjarja, kujtojmë, kishte ndodhur në fshatin e krishterë Debl, në jug të Libanit. Fotografia e statujës së Krishtit të rrëzuar dhe e ushtarit që po përgatitej t’i thyente kokën me çekiç u përhap brenda pak orësh në të gjithë botën, duke shkaktuar indinjatë të madhe.

Rasti shkoi përtej kufijve ushtarakë, me deklarata dënimi nga bota politike, diplomatike dhe fetare. IDF kishte premtuar një hetim të shpejtë dhe një ndëshkim të ashpër. Dhe kështu ndodhi./ Corriere della Sera

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski me nje delegacion qeveritar ne nje vizite zyrtare politike dhe ekonomike ne austri 69e7da4fa0bd4
Lajmi i mëparshëm

Mickoski me një delegacion qeveritar në një vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Austri

qeveria mban mbledhje elektronike i propozon kuvendit tre emra per kshc 69e7ec753c112
Lajmi i radhës

Qeveria mban mbledhje elektronike, i propozon Kuvendit tre emra për KSHC

Të fundit nga

ShkoLartë