Kryeministri, Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar, ndodhet për një vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Vjenë, në Republikën e Austrisë.
Në kuadër të vizitës, Mickoski, siç paralajmëruan nga Qeveria, do të takohet me kancelarin e Republikës së Austrisë, Kristian Shtoker, në të cilën do të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe për çështje të rëndësishme dhe aktuale që lidhen me Evropën dhe rajonin.
Pas takimit, kryeministri dhe kancelari austriak do të mbajnë fjalim në një forum biznesi para përfaqësuesve të shoqatave të bizneseve të të dy vendeve, në të cilin do të riafirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer ekonomik dhe do të prezantohen mundësitë për investime të reja dhe thellimin e bashkëpunimit midis kompanive të Austrisë dhe të Maqedonisë.
Në përbërjen qeveritare janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjes, Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha.
Burimi: lajmpress.org



