nderron jete ne moshen 96 vjecare tomor dosti 2 here deputet i pd 69a817afd5a2c

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, 2 herë deputet i PD

March 4, 2026
1 minut lexim

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, 2 herë deputet i Partisë Demokratike.

Dosti lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. I biri i ish-ministrit Hasan Dostit. Pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan. U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie “për tentativë arratisjeje”.

Dënohet në vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuan në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.

Më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, një profil të djathtë të partisë së re, me moralitet kombëtar, të panjohur për 45 vjet.

Ishte nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 tërhiqet nga politika aktive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

edhe kurdet mund te sulmojne iranin do te hyjne nga toka cia do ti armatose ata 69a8160badbab
Lajmi i mëparshëm

Edhe kurdët mund të sulmojnë Iranin – do të hyjnë nga toka, CIA do t’i armatosë ata

emri i fundit qe po lakohet si kandidat per president andin hoti kontakton deputetet e pdk se e ldk se nje nga nje 69a817f6e1982
Lajmi i radhës

Emri i fundit që po lakohet si kandidat për president, Andin Hoti kontakton deputetët e PDK-së e LDK-së, një nga një?

Të fundit nga

ShkoLartë