nderroi jete pas arrestit kardiak i jepet sot lamtumira e fundit shpat kasapit 692c4ed460681

Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit Shpat Kasapit

November 30, 2025
min lexim

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë 4 ditë më parë në Itali pas një arresti kardiak, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit. Homazhet në nder të artistit po mbahen në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Ndërsa ceremonia mortore do zhvillohet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.



E motra e Shpat Kasapit, Jehona, mes dhimbjes dhe lotëve, mbajti dhe një fjalë lamtumire. Për të, nuk ka fjalë për të përshkruar humbjen e të vëllait, për të cilin thotë se ishte një bekim nga zoti.

“Të dashur familjarë,  miq dhe të afërm të gjithë që e donit Shpatin, që jeni të pranishëm. Sot me zemër të thyer jemi mbledhur këtu për të dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim dhe tuajit, Shpatit. Është shumë e vështirë të gjej fjalët që të përshkruajnë dhimbjen që ndjej, kjo humbje nuk është thjeshtë, është një humbje e një pjese të shpirtit. Shpat, shpirt i motrës ti linde me yll në ballë ishte një njeri i mirë, me zemër të bardhë dhe një njeri fisnik. Dije të ndjeje hallet e të tjerëve, por edhe të gëzoheshe me lumturinë e të tjerëve. Shpati ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshje, buzëqeshja ishte sinonimi yt. Është e rëndë që nuk do ta dëgjojmë zërin tënd, por ti do mbetesh në çdo buzëqeshje dhe mirësi që ke lënë pas. Sot nuk do të themi lamtumirë përgjithmonë, ti do të mbetesh dritë në familjen tonë dhe bekim që Zoti na dhuroi. amanetin tënd Roelin do ta shoh si sytë e ballit, jam krenare që jam motra jote”, tha ndër të tjera e motra e këngëtarit.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditen cisternat rusia i pergjigjet ukraines organizon sulm gjate nates 3 te vrare dhe mbi 500 mije familje pa energji 692c4bc841a59
Lajmi i mëparshëm

Goditën cisternat, Rusia i përgjigjet Ukrainës/ Organizon sulm gjatë natës, 3 të vrarë dhe mbi 500 mijë familje pa energji

thellohet bilanci nga zjarri ne hong kong shkon ne 146 numri i viktimave 692c50079153d
Lajmi i radhës

Thellohet bilanci nga zjarri në Hong Kong, shkon në 146 numri i viktimave

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë