nderroi jete edhe gazetarja e rtm se liliana altiparmakova 69e785f6cdd01

Ndërroi jetë edhe gazetarja e RTM-së, Liliana Altiparmakova

April 21, 2026
1 minut lexim
liljana altiparmakova

Ka ndërruar jetë, Liljana Altiparmakov, gazetare dhe redaktore me përvojë të gjatë në Radio-Televizionin e Maqedonisë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Familja e saj njoftoi lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se Liljana Altiparmakov, gazetare, prezantuese dhe redaktore me përvojë të gjatë në RTM, ka ndërruar jetë. Rruga e saj qoftë e ndritur dhe e lehtë”, shkroi Jane Altiparmakov.

Funerali do të mbahet nesër, nga ora 11:30 deri në 12:30, në varrezat e Butelit.

Altiparmakov e kaloi tërë jetën e saj në shërbimin publik, ku punoi si spikere, gazetare dhe redaktore, duke lënë gjurmë të rëndësishme në gazetarinë vendase dhe hapësirën mediatike.

Sot, ndërroi jetë edhe një kolege tjetër, gazetarja dhe redaktorja me përvojë të gjatë Gordana Duvnjak. Pas një sëmundjeje të gjatë, ajo ndërroi jetë në moshën 61 vjeç.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gazmend aliu emerohet drejtori i institutit te standardizimit 69e784a2cdc63
Lajmi i mëparshëm

Gazmend Aliu emërohet Drejtori i Institutit të Standardizimit

Të fundit nga

ShkoLartë