Gazmend Aliu ka njoftuar se është emëruar Drejtor i Institutit të Standardizimit me mandat katërvjeçar.
Për emërimin e tij, ai ka falënderuar drejtuesit e koalicionit VLEN, në veçanti kryetarin e partisë, Bekim Sali.
“Ky është një moment historik për mua, i mbushur me përgjegjësi të mëdha, por edhe me vendosmërinë për të dhënë maksimumin në shërbim të institucionit dhe shoqërisë.
Përvoja ime si zëvendësdrejtor në Entin Shtetëror të Statistikës më ka pajisur me njohuri të thella në administratë dhe menaxhim. Kjo përvojë është themeli mbi të cilin do të ndërtoj suksesin e ri, duke e kthyer Institutin e Standardizimit në një pikë referimi për profesionalizëm, transparencë dhe efikasitet.
Falënderoj me mirënjohje të sinqertë të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe që më kanë mbështetur pa u lodhur. Në veçanti, shpreh respekt të veçantë për kryetarin e partisë ALTERNATIVA, njëkohësisht zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, si dhe për mikun tim të çmuar, kryetarin e Degës së ALTERNATIVËS në Tetovë dhe kryetar të Këshillit të Tetovës, Jusuf Abduli.
Ky mandat nuk është thjesht një detyrë – është një mision. Ne do të ecim përpara me përkushtim, me besim dhe me vizion të qartë, të bashkuar rreth një emëruesi të përbashkët – VLEN”, ka shkruar Aliu.
Burimi: alfax.mk


