nderhyu ne sistemin e gjobave amp pezullon nga detyra efektivin e elbasanit 6928767374bd2

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

November 27, 2025
1 minut lexim

Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë E. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan.



Punonjësi i policisë akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” teksa nga hetimet është konstatuar se ka vepruar në mospërputhje me detyrën ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se punonjësi i policisë duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë”, thuhet në njoftimin e AMP.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

koreja e veriut ben rusishten lende te detyrueshme ne shkolla forcohet edhe me shume bashkepunimi mes vendeve qe pas pushtimit te ukraines ne vitin 2022 69287365a3526
Lajmi i mëparshëm

Koreja e Veriut bën rusishten lëndë të detyrueshme në shkolla, forcohet edhe më shumë bashkëpunimi mes vendeve që pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022

kuvendi komunal i prishtines voton bartjen e mjeteve vetanake ne vlere 28 milione euro 69287890435ec
Lajmi i radhës

Kuvendi Komunal i Prishtinës voton bartjen e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë