ndarja nga jeta e ismet belloves reagon duka ze unik i sportit 6947dc5332701

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik i sportit

December 21, 2025
1 minut lexim

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një nga emrat më të njohur të gazetarisë sportive në Shqipëri, ka trishtuar komunitetin e sportit në vend.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi Bellovën si një zë unik dhe një mjeshtër të fjalës:

“Komentatori i shquar i Radio Tiranës, zëri unik i futbollit shqiptar, që ka komentuar në ditë të vështira e historike të sportit shqiptar, mjeshtër i fjalës dhe profesionist i rrallë, që me zërin e tij shoqëroi breza të tërë, profesor dhe mik i mirë, i respektuar nga i madh e i vogël për gjurmën që la, ndërroi jetë pasi jetoi gjithmonë si një njeri shumë i dashur. Prehu në paqe, Ismet Bellova. Zëri yt i paharruar dhe fisnikëria jote do të jetojnë gjatë në zemrat e atyre që u rritën duke të dëgjuar. Do të të kujtoj gjithmonë me respekt dhe mall.”

Ismet Bellova njihej për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e futbollit shqiptar dhe për aftësinë e tij të veçantë për të transmetuar emocionin e ndeshjeve për breza të tërë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministrja sala takim me stafin e oshksh kujdes i shtuar gjate sezonit te festave 6947dbf507d11
Lajmi i mëparshëm

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

tentuan te ndihmonin 12 emigrante te paligjshem te kalonin kufirin vihen ne pranga dy persona ne kerkim dy te tjere 6947dd03ee688
Lajmi i radhës

Tentuan të ndihmonin 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin/ Vihen në pranga dy persona, në kërkim dy të tjerë

Të fundit nga

ShkoLartë