ndalimi i perkoheshem i monopatinave elektrike pas vendimit vlora nis bllokimin e levizjeve te ketyre mjeteve 68ece583a3d8b

Ndalimi i përkohëshëm i monopatinave elektrike, pas vendimit Vlora nis bllokimin e lëvizjeve të këtyre mjeteve

October 13, 2025
1 minut lexim

Prej kësaj të hëne, ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në të gjithë vendin.

Vendimi është marrë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Policia e Shtetit, thuhet se vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar 911 aksidente rrugore të shkaktuara nga përdorimi i monopatinave elektrike.

Policia Rrugore e Vlorës ka nisur zbatimin e urdhrit duke shtuar kontrollet në akset kryesore të qytetit.

Gjatë ditës së hënë janë ndaluar dhjetëra qytetarë që lëviznin me monopatina elektrike. Kjo fazë e parë do të fokusohet kryesisht te paralajmërimet, por masat mund të përfshijnë edhe shoqërime në komisariat apo bllokim të mjeteve në rast të përsëritjes së shkeljes.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ndalohen disa raste te tentimeve per shmangie doganore ne vermice 68ece4e0c72ab
Lajmi i mëparshëm

Ndalohen disa raste të tentimeve për shmangie doganore në Vërmicë

netanyahu pas arritjes se paqes emri trump do te gdhendet ne historine e njerezimit 68ece5f3b42fc
Lajmi i radhës

Netanyahu pas arritjes së paqes: Emri Trump do të gdhendet në historinë e njerëzimit

Të fundit nga

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke nisur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. “Prive” raporton se artisti
ShkoLartë