ndahet nga jeta emilio fede gazetari ikone i televizionit italian 68b72cd35dc01

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

September 2, 2025
1 minut lexim

Emilio Fede, një nga figurat më të njohura të gazetarisë dhe televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Sveva, për gazetën “Corriere della Sera”.

Fede ndërroi jetë ditën e martë, pas një përkeqësimi të ndjeshëm të gjendjes shëndetësore. Ai ishte i shtruar prej kohësh në qendrën e kujdesit “San Felice” në Segrate, pranë Milanos.

Emilio Fede nisi karrierën e tij si gazetar lufte në RAI në vitet ’60 dhe më pas u bë drejtor i edicionit informativ TG1. Në vitet ’90, iu bashkua grupit mediatik të Silvio Berlusconit, Fininvest, ku për 20 vite drejtoi TG4. Me stilin e tij emocional dhe editorialet e forta, ai u bë një figurë e diskutuar, por shumë e ndjekur në ekran.

Gjatë viteve të fundit, ai u përball edhe me humbjen e bashkëshortes së tij, Diana De Feo, gazetare dhe më pas deputete e Forza Italia humbje që Fede e quajti “dhimbja më e madhe” e jetës së tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident tragjik ne luksemburg humbin jeten pese persona mes tyre tre shqiptare 68b72c6e1d854
Lajmi i mëparshëm

Aksident tragjik në Luksemburg/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë

goditet serish opozita turke gjykata shkarkon lidershipin e deges se stambollit te partise me te madhe opozitare 68b72e8dcd541
Lajmi i radhës

Goditet sërish opozita turke, gjykata shkarkon lidershipin e degës së Stambollit të partisë më të madhe opozitare

Të fundit nga

ShkoLartë