natalie portman pret femijen e saj te trete te parin me nje producent muzikor francez 69e2e13c312ec

Natalie Portman pret fëmijën e saj të tretë, të parin me një producent muzikor francez

April 18, 2026
1 minut lexim

Aktorja Natalie Portman është në pritje të fëmijës së saj të tretë, të parin me partnerin e saj, producentin francez të muzikës Tanguy Destable.

Ajo e zbuloi ekskluzivisht lajmin në një intervistë për Harper’s Bazaar, ku foli për shtatzëninë dhe ndjenjat e saj.

“Unë dhe Tanguy jemi shumë të emocionuar,” tha ajo, “Jam vërtet shumë mirënjohëse. E di që është një privilegj kaq i madh dhe një mrekulli”.

Portman shtoi se është e vetëdijshme se sa sfiduese mund të jetë shtatzënia dhe të qenit prind, dhe se ndien mirënjohje dhe respekt të madh për këtë temë.

Që kur isha e vogël kam dëgjuar sa e vështirë është të mbetesh shtatzënë. Kam shumë njerëz që i dua, të cilët kanë kaluar vështirësi të mëdha me këtë dhe dua të jem e vetëdijshme për këtë. Është diçka e bukur dhe e gëzueshme, por nuk është gjithmonë e lehtë”, tha ajo.

Ajo shtoi: “E di sa me fat jam dhe jam shumë e vetëdijshme për këtë. Ndihem shumë mirënjohëse”.

Aktorja tashmë ka dy fëmijë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Benjamin Millepied – djalin Aleph (14) dhe vajzën Amalia (9). Çifti ishte i martuar për 11 vjet para se të divorcohej në vitin 2024.

Portman ende e mban jetën e saj private larg publikut, por shpesh flet për rëndësinë e familjes së saj dhe sa shumë e shijon amësinë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

protesta e pd ministri i brendshem u neutralizuan personat me molotov shqiperia nuk merret peng nga dhuna 69e2df9fd6564
Lajmi i mëparshëm

Protesta e PD, Ministri i Brendshëm: U neutralizuan personat me molotov, Shqipëria nuk merret peng nga dhuna

sot rivarrosen eshtrat e 9 vjecarit te zhdukur gjate luftes sinan dauti 69e316fe2ccdb
Lajmi i radhës

Sot rivarrosen eshtrat e 9-vjeçarit të zhdukur gjatë luftës, Sinan Dauti

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë