nasa kap audio dhe pamje te shkarkimeve elektrike ne mars 694d23310f418

NASA kap audio dhe pamje të shkarkimeve elektrike në Mars

December 25, 2025
1 minut lexim

Regjistrohen tingujt e stuhive të pluhurit në planetin Mars. Roveri Perseverance ka dërguar regjistrimet, dhe pamjet së bashku me audion e fenomenit janë publikuar nga NASA.

Për dekada, shkencëtarët kanë dyshuar që pluhuri që transportohet nga era marsiane mund të akumulonte mjaftueshëm elektricitet statik për të shkaktuar shkarkime të vogla elektrike, gjë që tashmë është verifikuar e faktuar me videon e fundit.

Regjistrimi është marrë në kraterin Jezero, dhe është hera e parë që, falë mikrofonit të SuperCam të instaluar në Rover, është arritur të regjistrohen tingujt e shkarkimeve elektrike të stuhive, që janë vorbulla pluhuri të shkaktuara nga era.

Nuk janë aq spektakolare si rrufetë në Tokë dhe as aq të mëdha, por janë shumë të vogla, të kufizuara në pak centimetra.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emri sherr banal ne kavaje plagoset me thike pronari i nje biznesi 694d2303bb47d
Lajmi i mëparshëm

EMRI/ Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një biznesi

stadiumi i shtimes shnderrohet ne arene moderne investohen rreth 2 5 milione euro 694d235f3509c
Lajmi i radhës

​Stadiumi i Shtimes shndërrohet në arenë moderne, investohen rreth 2.5 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë