nasa humbet kontaktet me sonden maven 694b997649b7e

NASA humbet kontaktet me sondën Maven

December 24, 2025
1 minut lexim

Agjencia spaziale NASA ka humbur kontaktet me Maven, sondën e saj, e cila qëndroi në orbitën rreth Marsit për 11 vjet, shkruan ANSA, transmeton ATSH.

Gjatë jetës së saj të gjatë operative, Maven ka ndihmuar të kuptojmë mekanizmat që çuan në humbjen e deteve nga planeti i kuq me kalimin e kohës dhe ka siguruar komunikime me roverët Curiosity dhe Perseverance.

Agjencia amerikane hapësinore njoftoi humbjen e sinjalit më 6 dhjetor dhe teknikët e saj po punojnë për të rivendosur lidhjen.

I nisur në vitin 2013 dhe duke mbërritur në orbitën e Marsit në shtator 2014, Maven (Atmosfera e Marsit dhe Evolucioni i Paqëndrueshëm) synonte të studionte atmosferën e sipërme të planetit, jonosferën dhe ndërveprimin e tij me erën diellore.

Synimet e tij u arritën plotësisht: të dhënat e tij na kanë lejuar të kuptojmë se si uji në atmosferë largohet nga era diellore, si Marsi ka një lloj bishti magnetik dhe ka zbuluar një mekanizëm të ri që gjeneron aurorat polare.

Këto zbulime kanë treguar se si dy planetë shumë të ngjashëm, Marsi dhe Toka, kanë ndjekur dy rrugë të ndryshme në ruajtjen e kushteve të përshtatshme për jetën. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtarizohet largimi i pare nga milani 694b9895f24ef
Lajmi i mëparshëm

​Zyrtarizohet largimi i parë nga Milani

ask eksporti ne muajin nentor 2025 mbulon importin me 157 694b99a231326
Lajmi i radhës

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Të fundit nga

ShkoLartë